Pyetje/Përgjigje

 
1Po sikur fëmija im të mos sigurojë një vend, a ka ndonjë shans për regjistrim më vonë gjatë vitit?
Po ka shanse të regjistrohet gjatë vitit sepse ne lëmë dy hapësira ne çdo grup.
2A mund të aplikoj nëse jetoj jashtë zonës?
Po mund të aplikoni nga ç'do zonë e Tiranes.
3Po sikur fëmija im të mos jetë i stërvitur në tualet?
S'ka problem për këtë derisa të fitojë këtë aftësi do të ndihmohet nga edukatorja dhe stafi ndihmës i kopshtit.
4Cila është politika e ushqimit dhe pijeve në kopsht?
Ne përdorim ushqime pije dhe lëngje të përgatitura në çast në kopshtin tonë.
5Si është ndryshe Kopshti nga Çerdhja?
Kopshti çerdhja janë në ambiente të veçanta nga njëra tjetra për faktin se ato kanë nevojë për shërbime të ndryshme të përshtatura për grupmoshat e tyre.
6Nëse fëmija im nuk merr pjesë në kopsht gjat moshës 3 vjeç, a mund të marrë pjesë në moshën 4 vjeç?
Po fëmija juaj mund të frekuentojë kopshtin Princi i Vogël edhe pse s'ka qenë gjatë moshës tre vjeç aty.
7Fëmija im ka alergji, a ekzistojnë politika dhe proçedura që i lejojnë ata të marrin pjesë?
Politikat tona e përfshijnë ketë shërbim kundrejt fëmijëve që kanë këto nevoja.
8Fëmija im vuan nga astma, a ka staf të trajnuar për të dhënë ilaçet e tyre?
Po stafi është i trajnuar për të dhëne ndihmën e duhur në çdo rast.
9Cila është filozofia juaj e mësimdhënies?
Filozofia jonë është:
"Të mësojmë duke luajtur".
10Çfarë ekskursionesh / pushimesh bëni?
Ne kryejmë ekskursione të ndryshme si teatri i kukullave, kopshti Zoologjik, ferma, ne vizitojmë profesione të ndryshme.
11Çfarë përfshirjeje kanë prindërit?
Prindërit ndihmojnë me shkëmbimin reciprok të vizitave ata tek ne dhe ne tek vendet e tyre të punës ku na tregojnë vlerat e punës dhe të profesionit që ata kanë zgjedhur.
12Çfarë raporti ka aktiviteti i brendshëm / i jashtëm gjat ditës?
Aktivitetet e brendshme me ato të jashtme kanë një raport pothuajse të barabarte mes tyre.
13Cili është ndryshimi midis programit 3 vjeçar dhe atij të kopshtit (4 vjeç)?
Ndryshimi midis programit 3 vjeçar dhe atij 4 vjeçar është se ato ndërtohen në bazë të karakteristikave të grupmoshave përkatëse.
14Sa vjeç duhet të jetë fëmija im për të marrë pjesë në Çerdhe? Po Kopsht? Parashkollor?
Fëmija juaj duhet të jetë 1-3 vjeç që të frekuentoj çerdhen.

Për të frekuentuar kopshtin duhet të jetë:
3-4 vjeç grupi i parë.
4-5 vjeç grupi i dytë.
5-6 vjeç klasa përgatitore (parashkollori)
15Po sikur fëmija im të mbaroj ciklin e kopshtit dhe atëherë unë vendos që ka nevojë për një vit tjetër? A mund të bëj një vit të dytë?
Në qoftë se ju vendosni që fëmija ti kthehet dy herë klasës përgatitore ne do të punojmë me të me një program ndryshe të mare gjithçka në një këndvështrim tjetër.
16Po sikur fëmija im të mbaroj ciklin e parashkollorit dhe atëherë unë vendos që ka nevojë për një vit tjetër? A mund të bëj një vit të dytë?
Në qoftë se ju vendosni që fëmija ti kthehet dy herë klasës përgatitore ne do të punojmë me të me një program ndryshe të mare gjithçka në një këndvështrim tjetër.
17Çfarë do të mësojë dhe përjetojë fëmija im?
Fëmija juaj do të argëtohet do të fitoj besim dhe siguri tek vetja akoma më shumë.
18Kush është përgjegjës për drejtimin e kopshtit?
Përgjegjës për drejtimin e kopshtit Princi i Vogël është Albana Veseli.
19Çfarë kualifikimesh duhet të ketë një mësues?
Një mësues duhet të ketë arsimin e lartë në ciklin e ulët parashkollor, trajnime të ndryshme mbi:
Kurikulat e reja, menaxhimi i klasës, teknikat e lojës, si dhe të kenë certifikatën e dhënies së ndihmës së parë zhvilluar tek kryqi i kuq Shqiptar, çdo trajnim tjetër është plus për stafin.
20Kush e zotëron kopshtin Princi i Vogël?
Princin e Vogël e zotërojnë fëmijët vetëm ata 😉
21A siguron kopshti Princi i Vogël ambjente dhe shërbim për fëmijët me nevoja shtesë?
Kopshti Princi i Vogël siguron ambiente dhe shërbime për disa lloje nevojash.
22A i plotëson kopshti Princi i Vogël nevojat specifike kulturore dhe fetare?
Po kopshti Princi i Vogël i plotëson nevojat specifike kulturore dhe fetare sepse jemi të gjithë të barabartë.
23Cilat janë raportet kur punoni me fëmijë të moshave të ndryshme?
Raportet janë në varësi të nevojave të çdo grupmoshe.
24A ka ndonjë program orientimi?
Po ka programe orientimi në bazë të kurikulave të aprovuara nga Ministria Arsimit Sportit dhe Rinisë.
25Çfarë duhet të siguroj për fëmijën tim gjatë kohëzgjatjes?
Duhet të siguroni një bashkëpunim të sinqertë me stafin që të merrni shërbimin e dëshiruar gjatë kohëzgjatjes.
26Çfarë lloj reagimesh do të marr në lidhje me mësimin dhe zhvillimin e fëmijës tim?
Reagime pozitive dhe të sinqerta në çdo moment të mësimit e zhvillimit të fëmijës suaj.
27Si komunikon kopshti Princi i Vogël me familjet?
Kopshti Princi i Vogël komunikon nëpërmjet takimeve të përditshme me prindërit, celular, e-mail, ku shpjegohet ecuria e fëmijës.
28A mund të sjell torta për ditëlindje dhe ushqim kur fëmija im ka ditëlindjen?
Për ditëlindjen e fëmijës tuaj lejohet vetëm torta fruta të freskëta si dhe lëngje frutash mundësisht te freskëta.
29Ku mund të gjej informacione për kohën dhe tarifat e vitit?
Informacione për kohën dhe tarifat e kopshtit mund ti merrni në kopsht duke takuar drejtoreshën pasi të keni lëne një takim më përpara.
30A ka kopshti Princi i Vogël sigurime nga përgjegjësia?
Po kopshti ka përgjegjësi dhe siguri për çdo veprim që ndodh në të.
31Çfarë duhet të bëj nëse nuk jam i kënaqur me kopshtin?
Në qoftë se s'jeni të kënaqur nga kopshti duhet të ndiqni këto rrugë:
Të kontaktoni direkt me drejtoreshën duke e takuar direkt aty në kopsht ose nëpër mjet celularit, e-mail.
Në qoftë se nuk merrni asnjë zgjidhje apo nuk mbështeteni jeni të lirë të prishni akt marrëveshjen që keni lidhur bashkë.
PORTALI PRINDËROR