Diçka rreth
Princi i Vogël

Kopshti "Princi i Vogël" nisi rrugëtimin e tijë më 3 Tetor 2003 në vilën Veseli, rruga "Rramazan Shijaku" nr23.

Idea për ta kthyer vilën në një kopsht ishte e Engjellit, djali i shtëpisë Veseli, që sot është administrator i saj. Atë fëmijëri që ai kishte kaluar në këtë godinë të rrethuar nga gjelberimi dashuria dhe shumë shokë e miq, t'ua ofronte dhe fëmijëve të tjerë. Pra të ndërtonte një kopsht jo si institucion klasik por si një familje të madhe dhe moto të kopshtit vendosi:
"Tek ne fëmijet janë si në shtëpinë e tyre".

Me vizionin që ky kopsht të ishte ndryshe nga të tjerët dhe emrin e zgjodhi të veçante, unik. Pasi në fëmijëri kishte lexuar disa herë librin e Antuan de Sent Ekzyperi, të përkthyer nga i madhi Petro Zheji 1986, vendosi që kopshti të quhej "Princi i Vogël".
"Fais de ta vie un reve et de ton reve une realite", me këtë frazë nisëm rrugëtimin tonë si një familje e vogël me dy edukatore me nëna Dritën (zonjën e shtëpisë) në kuzhinë, një Gjakovare e dashur dhe gojë ëmbël që me duar të arta na gatuante gjellëra të mrekullueshme dhe disa nga recetat e saja ne i indjekim dhe sot në kopësht.

Me pediatër doktorin e mrekullueshem zotin Polikron Çela që ishte mjeku dhe miku i ngushtë i familjes Veseli. Doktori ndoqi zhvillimin fizik dhe ndoqi rregullisht menunë e kopshtit për 10 vite. Nisem rrugën me 3 fëmijë Ergysin, Anna Maria dhe Joanin, në krye të 6 muajve kopshti u plotësua me tre grupe me 8 fëmijë.Me kalimin e viteve u rritëm si Princi që në mbiemer
ngeli (i Vogël). U rritëm ne në cilësinë e shërbimit, kualifikimit të një stafi të dashur dhe të përkushtuar.

Ne filluam me hapa të vegjël por të sigurt drejt të ardhmes. Ne e dimë, nëse fillon bukur në vitet e para të jetës të fëmijërisë arrijmë të harmonizojmë jetët tona në të ardhmen. Aktivitetet në oborr tek ne kryhen në cdo stinë të vitit. Afrimi sa më shumë me natyren ndikon shumë në formimin e fëmijëve. Ne luajme mësojmë dhe rritemi së bashku, është një nga parimet bazë të "Princi i Vogël".

Me kërkesën e prinderve të ngelur të kenaqur nga ecuria e fëmijëve të parë u shtua dhe shërbimi i çerdhes prej 7 vitesh, ku operojnë dy edukatore një me dipllomë infiermiere, tjetra me kualifikimet e duhura në këtë grup moshë.

Ky sherbim ofrohet për moshat 12-24 muajsh dhe 24-36 muajsh, emri i tyre është "Miqte e Mikit" sepse janë çamarokë të vërtet. Grupet e tjera ne kopsht janë:

1.Grupi i parë "YJET" grup mosha 3-4 vjec. Yjet janë ata që shkëlqejnë, startojnë në rrugën e dijes drejt të nxënit. Nisin hapat e para të jetës ku mësojnë rreth shoqërisë miqësisë librave natyrës etj.

2.Grupi i dytë mosha 4-5 vjec "Magjistaret", janë në një moshë që vërtet bëjnë magji me duart e tyre të vogla. Ç'do gjë që ata prekin e bëjnë, fusin pak nga magjia e tyre e transformojnë.

3.Grupi i tretë "Dallëndyshet" mosha 5-6-7 vjec. Sepse dallëndyshet fluturojnë drejtë një momenti tjetër të rëndësishëm në jetën e gjithkujt. Hapat e para drejt shkollës drejt horizonteve të reja të jetës. Në kopsht ofrohet dy herë në javë mësimi i gjuhës angleze për tre grupet, mësimi i pikturës për dy grupe, mësimi i baletit për dy grupe, në varësi të dëshirës së fëmijëve.

Pranë kopshtit ofrohet dhe shërbimi i Afterschool në qëndrën ditore "Princi i Vogël " në një godinë ngjitur me cerdhen dhe kopshtin. Këtu ofrohet :

Transporti shkollë qëndër.

Dreka dhe zemra (ngrënia e mbasdites).

Studimi, mësimi bërja e detyrave plus teste ushtrime ekstra nga qëndra jonë.

Kursi i anglishtes, piktura, zumba kids. Si dhe zhvillohen lojrat në oborr në tavolinë si shahu dhe formimi i mozaikeve (puzzle) të ndryshëm etj.

Njihuni me stafin



 

Grup-mosha



Miqt e Mikit

8 Muaj - 3 Vjeç



LEXO MË SHUMË

Yjet

3-4 Vjeç



LEXO MË SHUMË

Magjistarët

4-5 Vjeç



LEXO MË SHUMË

Dallëndyshet

5-6 Vjeç



LEXO MË SHUMË

After School



LEXO MË SHUMË
PORTALI PRINDËROR